A bashkëpunon ENP me JP Putevi Srbije?

+

Kompania jonë bashkëpunon me Putevi Srbije. Veprimtaria themelore është ofrimi i shërbimeve të arkëtimit elektronik të rrugëtaksës në sistemin prepaid dhe postpaid, që kryhet përmes pajisjeve të konfiguruara për arkëtimin elektronik të rrugëtaksës (pajisjet tag). Nga ana e JP "Putevi Srbije", jemi të autorizuar të kryejmë shërbimet e shpërndarjes së arkëtimit elektronik të rrugëtaksës (ENP) në sistemin PREPAID DHE POSTPAID.

Çfarë është arkëtimi elektronik i rrugëtaksës?

+

Arkëtimi elektronik i rrugëtaksës - ENP, përfaqëson një model bashkëkohor të pagesës pa kontakt të rrugëtaksës duke përdorur pajisjen për ENP për kategorinë përkatëse të automjetit.

Çfarë është PREPAID?

+

Është pagesa elektronike e rrugëtaksës që nënkupton derdhjen paraprake të mjeteve, përkatësisht mbushjen e pajisjes për ENP në pikat e autorizuara të shpërndarjes.

Çfarë është POSTPAID?

+

Blerja dhe konfigurimi i pajisjes për arkëtimin elektronik të rrugëtaksës (ENP) në sistemin postpaid është i disponueshëm ekskluzivisht për personat juridikë me seli në territorin e Republikës së Serbisë si dhe në vendet e tjera të Evropës. Sistemi postpaid mundëson pagesën pas konsumit, përkatësisht pagesën e faturës për muajin paraprak, deri më 30 të muajit aktual.

Si të lidh kontratë me ENP në sistemin postpaid?

+

Nëse si pjesëmarrës në trafik (person juridik) dëshironi të bëheni përdorues i shërbimeve të arkëtimit elektronik të rrugëtaksës (ENP) në sistemin postpaid, është e nevojshme të lidhni kontratë me ENP d.o.o. Kërkesën për lidhjen e kontratës mund ta realizoni duke plotësuar formularin elektronik në portal. Pas dërgimit të kërkesës suaj, do t'ju kontaktojë një punonjës i yni me informacione të detajuara mbi procedurën e mëtejshme.

A mund të përdor TAG-un ekzistues?

+

Po, mundeni. TAG-un mund të na e dërgoni me postë ose ta sillni personalisht për rikonfigurim në ambientet e firmës sonë në rrugën Bulevar Peka Dapčevića 25. Rikonfigurimi është i detyrueshëm dhe i kushtëzuar nga lloji i teknologjisë që përdor JP Putevi Srbije.

Sa kushton rikonfigurimi i TAG-ut ekzistues?

+

Rikonfigurimi i TAG-ut ekzistues është falas.

A kam garanci për TAG-un?

+

Nëse blini një TAG të ri tek ne, merrni një faturë fiskale të vlefshme dhe garanci 2-vjeçare, pasi ENP d.o.o. është distributori zyrtar i TAG-ve të Putevi Srbije. Çmimi i pajisjes tag sipas çmimores aktuale zyrtarisht në fuqi të "JP Putevi Srbije" është 2.022rsd.

A mund të përfitoj zbritje?

+

Po. Nëse faturën që merrni deri më 10 të muajit e paguani deri më 21 të muajit aktual për përdorimin e shërbimit nga muaji paraprak, do të përfitoni një zbritje prej 6% në shumën e përgjithshme të faturës.

Deri kur duhet të paguaj faturën?

+

Faturën për muajin paraprak mund ta paguani deri në ditën e fundit të muajit aktual.

A marr raport mbi kalimet e automjeteve?

+

Po. Në faqen tuaj të përdoruesit në Zonën e përdoruesit do të keni çdo ditë një pasqyrë të plotë në Listingun ditor për kalimet e automjeteve tuaja dhe konsumin nga dita paraprake. Në të njëjtën faqe do të keni listinge tremujore dhe mujore të kalimeve të automjeteve tuaja.

Çfarë ndodh nëse dëshiroj të zgjidh kontratën?

+

Kontrata lidhet për 12 muaj, por ju mund ta zgjidhni në çdo moment, pa asnjë shpenzim shtesë, me kusht që të shlyeni borxhin për konsumin që keni bërë deri në zgjidhjen e kontratës.

Kujt mund t'i drejtohem për ndihmë?

+

Për të gjitha pyetjet mund të telefononi shërbimin tonë të klientit në numrin +381 64 8260 122.